Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e biznesmenit në Korçë, gjykata lë në burg të dyshuarin


Devis Hoti

I riu Devis Hoti është lënë në “arrest me burg” nga Gjykata e Korçës, pasi akuzohet nga policia për vrasjen e biznesmenit Flamur Duçi pak ditë më parë.

Ngjarja e rëndë rreth orës 07:15 të 19 dhjetorit, në fshatin Mborje, ku Flamur Duçi u gjet pa shenja jete nga bashkëfshatarët pranë lokalit të tij.

Ai kishte plagë të rënda në trup të shkaktuara nga një mjet prerës si dhe shenja të djegies, pasi dyshohet se autori ka tentuar t’i vërë flakën me benzinë për të humbur gjurmët e krimit.

45-vjeçari Flamur Duci jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar dhe kishte dy vajza të martuara. 18 vjeçari i dyshuar për vrasjen rezulton se kishte lidhje të afërta me viktimën.

Familjarët pretendojnë se Devis Hoti është i pafajshëm, pasi Duçin e kanë kushëri dhe sipas tyre ata nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.

Flamur Duci


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *