Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e biznesmenit në Korçë


Policia në Korçë ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e 48-vjeçarit Flamur Duçi. I arrestuari është një 18 vjeçar me iniaciale D.H. banues në fshatin Mborje.

Ky person rezulton se ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Ndalohet 1 shtetas, i dyshuar si autor i vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mborje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.12.2019, ku në fshatin Mborje, pranë banesës dhe dyqanit të tij u gjet i vrarë shtetasi F.D., 48 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit:

D.H., 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”– thuhet në njoftimin e policisë e cila vijon hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Flamur Duçi u vra mëngjesin e së enjtes, teksa po shkonte të hapte lokalin e tij. Ai u gjet nga bashkëfshatarë të tij.

Duci ishte qëlluar disa herë me thikë, por autorët e vrasjes kishin tentuar edhe ta digjnin pasi kishte shenja djegieje në trup.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *