Vendosni fjalën kyçe....

Fillimi i shirave i gjen në çadër, nëna e dy fëmijëve të mitur bën thirrje për ndihmë (Video)


Nëna e dy fëmijëve të mitur ka bërë thirrje për ndihmë pasi jeton në çadër që prej rënies së tërmetit dhe fillimi i shirave e ka bërë edhe më të rëndë situatën e vështirë ku ndodhen që prej 26 nëntorit.

Nëna e dy vajzave të mitura bën thirrje për ndihmë pasi njërën nga vajzat e ka të sëmurë dhe përveç kësaj, kushtet e vështira atmosferike nuk përballohen në çadra.

Bëhet fjalë për anëtarët e familjes Vathi në fshatin Murqinë të Krujës, që janë një nga dhjetëra familjet e prekura nga tërmeti.

‘Reshjet e mbrëmshme e kanë bërë situatën shumë të vështirë, plus gjithë ai shi, plut tërmetit. S’di çfarë të thëm çfarë do bëhet me ne. Prej hallit jemi në çadër, ku të shkojmë, me vështirësi çdo gjë. Vajzat i kam njërën katër vjeçe, njërën nëntë vjeçe. Edhe kjo është e sëmurë, nuk flet, nuk kam mundësi ta çoj të bëjë terapinë e përditshme. Me shku në Tiranë nuk kemi mundësi. Te çadra jemi për Vit të Ri, s’kemi ku të shkojmë tjetër.’ – thotë ajo për ABC News.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *