Vendosni fjalën kyçe....

Erërat e fuqishme dhe shiu shkaktojnë probleme qarkullimi e dëme materiale ë Tiranë


Shirat e rënë ditën e sotme kanë shkaktuar probleme qarkullimi në disa zona të Tiranës, ndërsa ka pasur edhe dëme materiale, duke qenë se era e fortë ka shkulur disa pemë që kanë rënë mbi mkinat e parkuara pranë tyre.

Lumi i Lanës ka dalë nga shtrati i tij në një pjesë të shtrirjes së tij ndërsa probleme janë vërejtur edhe në rrugën e Elbasanit e në një pjesë të Unazës, pranë Kopshtit Botanik etj.

Probleme nga erërat e forta dhe shiu janë vërejtur edhe në qytetet Durrës e Vlorë, një pjesë e rrugëve të të cilëve janë përmbytur.

VINI RE: Fotot marrë nga faqja Aksidente Rrugore


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *