Vendosni fjalën kyçe....

Tirana kalon edhe Laçin, “fluturon” në renditje edhe Bylisi


Tirana ka arritur një fitore të rëndësishme në fushën e Laçit, të tretën radhazi dhe e ka kaluar krizën e para pak javëve.

Kryeqytetasit mposhtën laçjanët me rezultatin 2-1 dhe e shohin veten në vendin e tretë të renditjes, 2 pikë larg Kukësit kryesues. Fitore ka arritur edhe Bylisi ndaj Luftëtarit duke shijuar momentin e mrekullueshëm që po kalon.

Ekipi nga Ballshi po bën një sezon mbresëlënës dhe aktualisht e sheh veten në vendin e dytë, duke qenë në garë për titullin kampion dhe një vend në renditje që e çon në Ligën e Europës.

Sfida mes Flamurtarit e Teutës në Vlorë u ndërpre për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ndërsa luhen ende Kukësi-Skënderbeu e Partizani-Vllaznia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *