Vendosni fjalën kyçe....

Maskat hyjnë në banesën e të moshuarave në Dropull, grabisin një sasi parash


Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Dropull, ku maskat kanë arritur të marrin një sasi parash në një banesë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, ku persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *