Vendosni fjalën kyçe....

Mbështetësit e presidentit Trump përplasen me BLM & Antifa në Portland (Video)


Përleshjet kanë shpërthyer në rrugët e Portland, Oregon, pasi një lumë makinash hyri në qytet si pjesë e karvanit pro-Trump, duke tërhequr mbi vete zemërimin nga kundër-protestuesit që luftonin për të bllokuar kalimin.

Disa qindra automjete u panë në rrugët e Portland të shtunën në mbrëmje, shumë prej tyre shfaqnin flamuj Trump / Pence 2020.

Procesioni i zhurmshëm u nis nga Clackamas, një periferi e Portland, i cili priti një tubim pro-Trump më herët gjatë ditës dhe arriti në qytet në orën 18:00, raporton The Oregonian.

Ndërsa pjesa kryesore e karvanit hyri në Portland, ajo u takua me protestuesit e Black Lives Matter, që ishin rreshtuar në trotuare.

Në videot e shfaqura tregohen aktivistët e BLM-së e Antifa-s duke hedhur sende të ndryshme ndaj makinave e duke djegur flamuj të fushatës Trump, me demonstruesit pro-Trump që përgjigjen duke u hedhur atyre llak me piper.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *