Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Kosovë Andrey Kondrashov, gazetari i besuar i Vladimir Putinit


Arrestohet në aeroportin e Prishtinës, Andrey Kondrashov, zv.drejtori i përgjithshëm i rrjetit televiziv shtetëror rus ВГТРК dhe një nga njerëzit e besuar të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Ekipi i Kondrashov po filmonte pa leje në aeroportin e Adem Jasharit, ku është e vendosur një pjesë e KFOR-it.

Sipas RTK-së, gazetari dyshohet se po përpiqej të mblidhte informacione të cilat mund të dëmtojnë sigurinë e shtetit të Kosovës. Kondrashov sëbashku me 6 persona kanë hyrë me datë 15 në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës. Mëngjesin e ditës tjetër ata u kthyen për të filmuar për një dokumentar televiziv, por dyshimet janë se nën petkun e gazetarit, Kondrashov po mundohej të mblidhte të dhëna që mund të cënojnë Kosovën.

“Jam këtu për një dokumentar për takimet që rusët kanë patur me amerikanët në Kosovë”– ka thënë gazetari i pyetur nga RTK.

Pas verifikimit të dokumentacionit, policia e Kosovës, iu dha urdhër gazetarëve rusë që të mos filmojnë dhe të largohen nga zona e aeroportit.

Kondrashov njihet si personi i propagandës së Vladimir Putinit, ai madje ka realizuar disa dokumentare për presidentin rus, mes të cilëve “Krime. Rruga për në shtëpi” ku Putin shfaqet në një intervistë përmes së cilës jep idetë e tij për krizën në Krime./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *