Vendosni fjalën kyçe....

“Ose s’e kanë lexuar projektligjin ose duan të shpifin e të vënë gjoba” – Rama


Kryeministri Rama ka reaguar pas diskutimeve të qytetarëve, gazetarëve e politikës ditët e fundit lidhur me projekligjet për mediat.

Në një postim në Twitter, Rama, shkruan se ata që janë shprehur kundër projektligjit, nuk e kanë lexuar fare atë ose duan të prekin dinjitetin e kujtdo, të shpifin e të vënë gjoba.

Ai thekson se ligji është konsultuar dhe do hyjë në seancë pa asnjë cen për sa i përket standarteve të lirisë ose së drejtës për t’u informuar.

‘Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket! Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet.’ – shkruan Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *