Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Ligjeve s’pyet për mendimin e gazetarëve, miraton paketën “Anti-shpifje”


Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim paketën Antishpifje të propozuar nga qeveria, duke ndryshuar vetëm titullin nga “mediat audiovizive” në “mediat në Shqipëri” për të përfshirë edhe portalet.

Duket se maxhoranca është e vendosur për ta miratuar projektligjin në seancën e 19 dhjetorit në Kuvend, pavarësisht kundërshtimeve të forta me të cilat janë hasur nga komuniteti i gazetarëve.

Në këto momente, në një tryezë të thirrur nga opozita, gazetarët po shprehin kundërshtimet e tyre për këtë prjektligj duke thënë thënë se u mohon atyre fjalën e lirë.

Gazetarët pritet të protestojnë të mërkurë e të enjte, për t’i kërkuar maxhorancës të mos e miratojë këtë projektligj në seancën plenare të 19 dhjetorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *