Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Berlin, edhe Rusia shpall “non grata” dy diplomatë gjermanë


Moska ka vendosur të dëbojë dy diplomatë gjermanë që punojnë në ambasadën në Rusi. Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga Ministria e Jashtme ruse, siç shkruan RT.

Ky veprim vjen pasi Berlini shpalli “non grata” dy diplomatë rusë që shërbenin në Ambasadën Ruse për “bashkëpunim të pamjaftueshëm” me autoritetet gjermane lidhur me një hetim për një vrasje. Berlini, dyshon se Moska, ose autoritetet e Republikës së Çeçenisë së Rusisë, mund të kenë pasur dorë në krim.

Një burrë 40 vjeç u qëllua për vdekje në gusht në Berlin. Media gjermane e identifikuan viktimën si Zelimkhan Khangoshvili, një ish-komandant militant që luftoi në anën e terroristëve në republikën jugore të Çeçenisë së Rusisë.

Khangoshvijli u arratis në Gjermani në vitin 2015, pasi i mbijetoi një atentati në Tbilisi, Gjeorgji. Moska mohon çdo lidhje me krimin. Presidenti Vladimir Putin tha që viktima ishte një kriminel dhe dyshohet të ishte ideatori i një sulmi me bombë në një metro në Moskë, por s’e ai nuk e ka idenë çfarë i ka ndodhur.

Ministria e Jashtme ruse nuk i identifikoi diplomatët e dëbuar, por tha se ata kanë një javë kohë për të lënë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *