Vendosni fjalën kyçe....

Kapen në Sarandë 27 irakianë, prangoset sarandioti që i transportonte


27 emigrantë të paligjshëm janë kapur në Fier.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit që po i transportonte, një 54-vjeçar nga Saranda me iniciale S.P.

Emigrantët e paligjshëm janë shtetas irakianë dhe synonin të shkonin në njërin nga vendet e BE-së duke shfrytëzuar tokën shqiptare.

‘Në kuadër të operacionit rajonal “Joint Action Days” për luftën ndaj trafikut të qënieve njerëzore në Ballkan, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë intensifikuar kontrollet në akset rrugore Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë. Si rezultat i këtyre kontrolleve të ushtruara, janë kapur 27 shtetas irakian që kishin destinacion final vendet e BE-së.’, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *