Vendosni fjalën kyçe....

Derbi i Italisë përfundon në barazim por Juventus kualifikohet më tej në Kupë


Derbi mes Juventusit dhe Interit në Kupën e Italisë ka përfunduar në barazim pa gola.

Edhe pse në barazim, për në finale u kualifikua Juventus kjo për shkak se “zonja e vjetër” fitoi 2-1 në sfidën e parë.

Ndeshja u dominua nga Interi që nga fillimi i saj.

Tentimi i parë nga Interi erdhi në minutën e 10 ku Lautaro depërtoi në zonë, u rrëzua por gjyqtari nuk akordoi penallti.

Rasti më i mirë për Interin ishte prapë në minutën e 26-të ku Eriksen gjënë për mrekulli kokën e Lukaku por goditja e tij me kokë përfundon afër shtyllës së majtë të portës së Buffon.

Tre minuta më vonë Lautaro do ta merrte një top nga rikthimi por goditja e tij do të bllokohet.

Në pjesën e dytë Interi rastin më të mirë për shënim e pati në minutën e 53-të ku Hakimi plasoi një goditje të fortë që ajo ishte pak centimetra mbi portë.

Rasti i parë i Juventusit ishte në minutën e 65-të ku Cristiano Ronaldo u gjend ballë për ballë me portierin e Interit, ai goditi por Handanovic ia mohoi golin portugezit.

Ronaldo pati edhe një mundësi për shënim në minutën e 71-të por përsëri Handonovic priti goditjen e portugezit.

Hakimi pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 81-të por goditja e tij prapë përfundojë jashtë.

Rasti i fundit ishte përsëri për Interin por goditja më kokë e Lukaku përfundojë jashtë dhe në fund ndeshja përfundon me rezultat 0-0 dhe Juventusi është në finale të Kupës së Italisë.

Finalistin tjetër ata do ta mësojnë nga çifti Napoli-Atalanta, ndeshje e cila zhvillohet nesër mbrëma.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *