Vendosni fjalën kyçe....

Thika, plumba dhe çakmakë – Kjo është pema e Krishtlindjeve në aeroportin lituanez (FOTOT)


Ka filluar të ndihet kudo atmosfera e Krishtlindjeve dhe në të gjithë botën, kanë nisur të vendosen pemët e zbukuruara, njëra më mahnitëse se tjetra.

Dekorimet që keni vendosur në pemën tuaj të Krishtlindjeve, me siguri nuk përmbajnë as thika, as çakmakë e as plumba.

Duket ide e çuditshme, por aeroporti Vilnius në Lituani ka përdorur pikërisht këto sende për të zbukuruar pemën e tij. Pema është e gjatë 1.5 metra dhe siç shkruan BBC u deshën pak më shumë se dy javë për të ta krijuar, duke përdorur sendet e konfiskuara nga pasagjerët.

“Qëllimi është të dërgojmë një mesazh edukativ për rëndësinë e sigurisë së aviacionit”- tha një zëdhënës nga aeroporti Vilnius.

Ai shton: “Artikujt janë të ndaluar të mbahen në çantat e dorës. Thika, gërshërë, çakmakë dhe të gjitha llojet e mallrave të tjera të rrezikshme. Pra, nëse nuk doni që sendet tuaja personale, por të ndaluara, të zbukurojnë pemën e Krishtlindjeve të vitit të ardhshëm, më mirë kontrolloni bagazhet para se të prenotoni fluturimin tuaj të ardhshëm.”

Nuk është vetëm aeroporti në Lituani që ka patur një ide kaq kreative këtë vit. Në fshatin Ullapool, në brigjet e një lokali buzë detit Highlands, banorët kanë ngritur një pemë 9 metra të bërë nga mjetet e peshkimit.

Pema përbëhet nga mbi 340 kaçile – një kafaz i përdorur për kapjen e butakut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *