Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon ekipin nga Izraeli: Na ndihmuan, por edhe na mësuan shumë


Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e kaluar me ekipin nga Izraeli, i cili ka ndihmuar pas tërmetit të 26 nëntorit për të verifikuar banesat e dëmtuara.

Meta vlerëson ekipin nga Izraeli duke thënë se ka dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë në këto ditë të vështira. Ai thotë se përveç ndihmës, izralitët edhe i kanë mësuar shumë ekipet shqiptare.

 “Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë.”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *