Vendosni fjalën kyçe....

KPK shtyn pa afat vendimin për Anton Martinin, kandidat për SPAK-un


Sot pritej vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lidhur me procesin e Vettingut për prokurorin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe njëherësh kandidatin për anëtar të SPAK-ut,  Anton Martinin. Por dhënia e këtij vendimi është shtyrë nga KPK.

Sipas njoftimit të KPK-së,  ky vendim është shtyrë për shkaqe të arsyeshme por nuk jepen detaje dhe as një datë konkrete se ku do të merret ky vendim. Dy ditë më parë, prokurori Anton Martini është përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në një seancë dëgjimore.

Martini kërkoi konfirmimin në detyrë pasi sipas pretendimeve të tij nuk ka bërë asnjë shkelje. Nëse kjo ndodh ai do të jetë prokuror i SPAK-ut. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *