Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 8 numri i të vdekurve nga shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re


Ka shkuar në tetë numri i viktimave në Zelandën e Re, pas shpërthimit të vullkanit të Ishullit të Bardhë.

BBC shkruan se dy persona që ishin duke u trajtuar në spital pas shpërthimit të vullkanit, kanë ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për dy vëllezër adoleshentë nga Australia, Matthew Hollander, 13 vjeç dhe Berend Hollander, 16 vjeç. Lajmi u konfirmua nga shkolla e tyre të enjten.

Nëntë njerëz ende janë zyrtarisht të zhdukur. Ata mendohet se kanë vdekur dhe përpjekjet për të tërhequr trupat e tyre nga ishulli u pezulluan të mërkurën për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik.

20 persona të tjerë ndodhen në kujdes intensiv me djegie të rënda. Pesë të lënduar të tjerë janë transferuar në Australi për mjekim më të specializuar.

Ministri i Policisë, Stuart Nash shpjegoi se dëmtimet e të mbijetuarve ishin aq të rënda sa që disa prej tyre nuk ishin në gjendje të identifikoheshin.

“Ka një numër njerëzish në spital që nuk mund të komunikojnë, ata kanë djegie të konsiderueshme jo vetëm në lëkurë por dhe në organet e brendshme”– tha ai për radion Zelanda e Re.

Vullkani, i njohur edhe si Whakaari, shpërtheu të hënën kur dhjetëra turistë ishin në ishull.

Policia e Zelandës së Re ka listuar nëntë persona si të zhdukur zyrtarisht, por kjo është vetëm një listë e pjesshme pasi ata nuk kanë qenë në gjendje të flasin me të gjithë të afërmit.

Ata janë:

Hayden Inman (Zelanda e Re)

Tipene Maangi (Zelanda e Re)

Julie Richards (Australi)

Jessica Richards (Australi)

Gavin Dallow (Australi)

Zoe Hosking (Australi)

Richard Elzer (Australi)

Karla Matthews (Australi)

Krystal Browitt (Australi)

Prindërit e vëllezërve Hollander, Martin dhe Barbara Hollander, nuk janë në listë, por mbeten të zhdukur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *