Vendosni fjalën kyçe....

Ylli Rakipi-deputetëve: Turp i madh, ligji i ri për t’i mbyllur gojën mediave


Shoqatat e gazetarëve janë thirrur sot në Komisionin Parlamentar të Medias për të diskutuar lidhur me projektligjin që kërkon të miratojë maxhoranca për median online.

Mbledhja është shoqëruar me debate të forta, ku gazetari Ylli Rakipi e ka cilësuar jo vetëm të panevojshëm ligjin e ri, por edhe një turp për vendin. Rakipi gjykon se ky projektligj është i panevojshëm pasi ligji aktual i mundëson çdokujt të çojë në gjykatë një media në rast se kapen në shkelje dhe kujtoi rastet kur vetë kryeministri Edi Rama e kishte bërë këtë.

Sipas Rakipit, ky ligj po bëhet vetëm për t’i mbyllur gojën mediave online. 

“Është parim i çdo medieje profesionale. Nëse unë bëj një gabim në median time, unë jam i detyruar që zotërinë deputet, gazetar, qytetar i Republikës së Shqipërisë, jam i detyruar që të bëj përgënjeshtrimin e tij, e jam i detyruar të shkoj deri në gjykatë. Ne kemi ligje etike të përcaktuara nga Kodi anglez dhe gjerman. Le të mblidhen gazetarët, e ta bëjnë me ligj atë. Le të përjashtohen gazetarë nga puna, siç kanë bërë në pjesën dërrmuese të historisë së vet vendet gjermanike e Austria. Mekanizmin e vet rregullues e kanë kthyer në ligj. Ta kthejmë në ligj dhe të dënojmë veten tonë.

Përveçse na dënon ai që lexon, nëse ne nuk vlejmë dhe ne kemi gabime sa të duash. Por në momentin që ju merrni përsipër të ndërtoni një ligj për të mbyllur gojën e mediave, e medias online, është turp i madh për një vend. Një vend me probleme të panumërta, një vend që po lëngon për tragjedinë që i ndodhi dje. Si është e mundur që një vend me këtë tragjedi mbi kokë, ku njerëzit s’kanë ku futin kokën, kërkon të votojë një ligj kundër gazetarëve, kundër medias së lirë?! Të nderuar deputetë, ky është një ligj i panevojshëm pasi ligji aktual i jep të gjitha mundësitë që një subjekt t’i drejtohet gjykatës në rastin kur gjykon një shkelje nga ana e medias. Kemi kryeministrin i cili i është drejtuar gjykatave me padi për një numër të madh mediash. Na çoni në gjykatë, gjykata le të vendosë për ne, ligji të vendosë për ne dhe jo urdhri administrativ.“- tha Rakipi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *