Vendosni fjalën kyçe....

Anne Hathaway është bërë nënë për herë të dytë, por s’na kishte zbuluar asgjë (FOTO)


Aktorja Anne Hathaway kishte publikuar vazhdimisht foto të saj shtatzënë por kohët e fundit është ndalur me postimet. Mesa duket aktorja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, por nuk kishte bërë asgjë të ditur për publikun.

“Daily Mail” ka publikuar disa foto të Hathaway, e cila shfaqet së bashku me bashkëshortin, djalin e tyre dhe foshnjën e porsalindur.

37-vjeçarja u fotografua të dielën në Connecticut, duke shëtitur në një park me familjen. Ajo ishte veshur me një xhaketë bezhë, ​​mbi një triko të trashë, xhinse dhe çizme. Bashkëshorti i saj Adam Shulman mban në duar koshin me foshnjën.

Anne Hathaway kishte për të marrë pjesë në premierën e filmit të saj të ri “Dark Waters” më 13 nëntor, por nuk u duk atë mbrëmje. Ajo më vonë tha në Instagram se kjo ka ndodhur për “një arsye të shkëlqyeshme”. Por nuk dha detaje të tjera.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *