Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari italian: Jam kërcënuar pas emisioneve për trafikun e drogës në Shqipëri


Në Shqipëri debati për projektligjin për mediat është rritur pasi gazetarët janë të shqetësuar mbi kompetencat e mëdha që qeveria kërkon t’i japë AMA-s dhe AKEP-it.

Por ky debat ka marrë vëmendje edhe në mediat përtej Adriatikut ku tlevizioni publik italian Rai3 dhe emisioni “Fuori TG” i kanë dedikuar një puntatë të plotë projektligjit të qeverisë Rama.

Gazetari italian, Valerio Cataldi, i cili ka bërë emisionin mbi trafikun e drogës në Shqipëri dhe për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në të, tregoi eksperiencën personale duke u shprehur se përveç kërcënimeve, faktet e transmetuara janë quajtur “fake neës”. 

Unë jam kërcënuar pas emisioneve për trafikun e drogës në Shqipëri. Jam kërcënuar dhe jam ofenduar në mënyrë të vazhdueshme. Faktet e transmetuara në emisionin tonë u quajtën lajme të rreme”- tha ndër të tjera Cataldi.

Në minutën e 10 Cataldi flet rreth kërcënimit që ka marrë për reportazhin.