Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Rusia ka çdo të drejtë të apelojë, WADA ka shkelur Kartën Olimpike


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar pas vendimit të Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA) për të ndaluar atletët rusë të garojnë nën flamurin e tyre kombëtar gjatë Lojrave Olimpike.

Putin tha se kjo është në kundërshtim me Kartën Olimpike, që përmban rregullat themelore të lëvizjes Olimpike.

“Nuk ka asnjë ankesë për Komitetin Olimpik Kombëtar Rus në aktvendimin e WADA-s. Dhe meqenëse nuk ka asnjë, vendi duhet të konkurrojë nën një flamur kombëtar”- tha Putin gjatë një konference në Francë, citon RT.

 Ai shtoi se Rusia ka “çdo arsye për të apeluar” në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, organi gjyqësor që zgjidh mosmarrëveshjet në sportin ndërkombëtar.

“Kjo është shkruar në Kartën Olimpike. Kjo do të thotë se, në atë aspekt, vendimi i WADA-s shkeli statutin Olimpik. Ne kemi të gjitha arsyet për të apeluar.

Çdo ndëshkim duhet të jetë individual dhe duhet të lidhet me atë që është bërë… nga një person ose një tjetër. Një dënim nuk mund të jetë kolektiv dhe të zbatohet për njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me shkelje të caktuara. Nëse dikush merr një vendim të tillë në lidhje me ndëshkimin kolektiv, unë mendoj se ka çdo bazë për të supozuar se vendime të tilla nuk janë kujdesi për pastërtinë e sportit ndërkombëtar, por konsiderata politike të cilat nuk kanë asnjë lidhje me interesin e sportit ose lëvizjen Olimpike ”, komentoi Putin më tej, citon RTE.

Ditën e djeshme Rusia u ndëshkua nga WADA, duke i ndaluar të marrë pjesë në kompeticionet botërore për 4 vjet rresht, përfshirë këtu Lojërat Olimpike.

Sanksionet e WADA-s vijnë pas akuzave për manipulimin e të dhënave të papërpunuara nga RUSADA.

Atletët nga Rusia që vërtetojnë se s’janë të përfshirë në skandalin e dopingut, mund të garojnë nën një flamur asnjanës në Lojërat Olimpike. Por kjo ka krijuar debate.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *