Vendosni fjalën kyçe....

4 milionë euro drogë brenda skafit në Brindisi, arrestohet skafisti shqiptar (VIDEO)


Mediat italiane shkruajnë se Guardia di Finanza ka arritur të përmbyllë me sukses një operacion antidrogë në brigjet e Brindisit duke sekuestruar një sasi të madhe droge.

Gjatë patrullimit detar, një njësi detare ndaloi një varkë disa milje nga bregu. Tipologjia e automjetit, pozicioni i pazakontë dhe deklaratat e paqarta dhe jo-konsistente të bëra nga drejtuesi i skafit, kanë ngritur dyshimet. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur por thuhet se është me kombësi shqiptare.

Në bordin e skafit, nën një ndarje u gjetën plot 186 pako të mbështjella me celofan që mbanin në total  310 kilogramë marijuanë dhe 24 kilogramë hashash. Sipas policisë italiane, nëse kjo sasi droge do të dilte në treg do të arrinte vlerën e 4 milionë eurove.

Mjeti i përdorur për trafikun e paligjshëm të drogës u sekuestrua. Ai ishte rreth 5 metra i gjatë dhe me një motor shumë të fuqishëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *