Vendosni fjalën kyçe....

Forbes publikon listën me muzikantët më të paguar në botë, kryeson Taylor Swift


Këngëtarja e pop-it Taylor Swift është kurorëzuar nga revista “Forbes” si muzikantja më e paguar në botë. Swift kryeson listën për herë të dytë në pesë vjet, këtë radhë me 185 milionë dollarë.

Marrëveshja e re fitimprurëse e Swift-it, miratimet e korporatave dhe fitimi nga turneu i saj i fundit kontribuuan të gjitha në këtë pasuri.

Në vendin e dytë renditet Kanye West i cili për këtë vit ka fituar 150 milionë dollarë falë rritjes së shitjeve të atleteve të tij Yeezy. Pas tij vjen këngëtari britanik Ed Sheeran me 110 milionë si dhe The Eagles me 100 milion dollarë.

Ky vit mund të themi me plot gojën që ka qenë një vit rekordesh për Taylor Swift, pasi vetëm më herët këtë muaj they rekordin e vendosur nga Michael Jackson, duke fituar plot 29 çmime të AMA-s. Jackson kishte arritur të fitonte 24 të tilla.

1.Taylor Swift (185 milionë dollarë)

2.Kanye West (150 milionë dollarë)


3. Ed Sheeran (110 milionë dollarë)


4. The Eagles (100 milionë dollarë)


5. Elton John (84 milionë dollarë)


6. Jay Z (81 milionë dollarë)


7. Beyonce (81 milionë dollarë)


8. Drake (75 milionë dollarë)


9. Diddy (70 milionë dollarë)


10. Metallica (68. 5 milionë dollarë)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *