Vendosni fjalën kyçe....

SHBA rrit presionin ndaj Greqisë për pajisjet e reja 5G


SHBA-ja vijon të ushtrojë presion në lidhje me lëshimin e pajisjeve të telefonisë celulare të gjeneratës së pestë (5G), si në Evropë ashtu edhe në Greqi, pasi shumë rrjete aktualisht janë afër prokurimeve të pajisjeve të mëdha.

Në Greqi, pas kontakteve të fundit të zyrtarëve amerikanë me homologët e tyre grekë për të parandaluar depërtimin e mëtejshëm nga gjiganti kinez ‘Huaëei’ në tregun grek, burimet thonë se zyrtarë nga Departamenti i Tregtisë amerikane po planifikojnë një vizitë të re.

Këtë herë zyrtarët amerikanë do të sjellin përfaqësues të industrisë amerikane për të ofruar zgjidhje alternative për zhvillimin e rrjeteve të gjeneratës së re. Takimet me zyrtarët grekë dhe përfaqësuesit e industrisë thuhet se do të caktohen për shkurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *