Vendosni fjalën kyçe....

Vdes nga koronavirusi foshnja 6-javëshe në SHBA


Një foshnjë 6-javëshe ka ndërruar jetë në Connecticut, pasi ishte infektuar nga koronavirusi. Kjo besohet të jetë një ndër vdekjet në moshë më të re, lidhur me pandeminë.

New York Post shkruan se foshnja u dërgua në spital javën e kaluar. Guvernatori Ned Lamont tha se testimi konfirmoi se i porsalinduri kishte COVID-19.

“Ky është një virus që sulmon më të brishtët tanë pa mëshirë”– shkroi Lamont në Twitter.

Ai shtoi se rasti i kësaj foshnjeje është një nga jetët më të reja të humbura në botë, që lidhen me COVID-19.

Guvernatori theksoi rëndësinë e qëndrimit në shtëpi dhe ruajtjen e distancës mes njerëzve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *