Vendosni fjalën kyçe....

“Trump mund të dalë nga spitali që të hënën” – Mjeku i presidentit


Gjendja mjekësore e Presidentit Donald Trump ka vazhduar të përmirësohet teksa ai ndodhet ende në spital pasi u prek nga Covid-19.

Sipas mjekëve që po e ndjekin shefin e Shtëpisë së Bardhë, Trump mund të dalë nga spitali që të hënën për të vijuar trajtimin në shtëpi.

“Nëse ai vazhdon të duket dhe ndihet si sot, shpresa jonë është që ne të mund të planifikojmë një dalje nga spitali që nesër, për të vijuar trajtimin në Shtëpinë e Bardhë”, tha Dr. Brian Garibaldi, një nga mjekët që trajtojnë Trump.

Trump kishte simptoma të lehta të sëmundjes kur u zbulua se ishte prekur nga Covid-19 ndërsa të premten në mëngjes kishte temperaturë të lehtë dhe niveli i ngopjes me oksigjen në gjakun e tij kishte rënë nën 94 përqind, tha Dr. Sean Conley.

Ai u dërgua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed të premten si masë paraprake ku iu dha oksigjen shtesë për rreth një orë, shtoi mjeku.

“Më vonë të premten, niveli i oksigjenit të Trump u rrit mbi 95 për qind dhe ai ishte ngritur nga shtrati dhe lëvizte. Ai ka qëndruar pa ethe që nga e premtja në mbrëmje dhe po ecën pa vështirësi në frymëmarrje.”

Trump e toleroi dozën e tij të dytë të Remdesivir të premten në mbrëmje, pa ndërlikime, tha Garibaldi. Në përgjigje të ‘niveleve të ulëta kalimtare të oksigjenit’, atij gjithashtu iu dha Dexamethasone, një steroid anti-inflamator.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *