Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Erdogan tregojnë çfarë vendosën në takimin e sotëm


Përmes një interviste pas Konferencës së Investitorëve Myslimanë, kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimi me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ai tha se sëbashku me Erdogan, kanë identifikuar disa vende të cilave do t’u ushtrojnë “trysni pozitive” për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

“Takimi me presidenti zgjati 3 orë. Parapraktisht folëm për të gjitha aspektet e rindërtimit, për tju garantuar që kemi të gjitha çadrat  e dimrit të nevojshme. Kanë filluar të instalohet por të tjera nisen sot. Faktikisht ka qenë një takim pune  sepse gjatë gjithë kohës gjërat thuheshin pastaj bëheshin telefonatat. Kemi identifikuar disa prej vendeve, ku do të ushtrojmë një trysni pozitive. Ai ka kërkuar vetë në telefon disa prej liderëve të rajonit të vendeve myslimane. Gjithçka duket se shkoi në rrugën e duhur dhe do të vazhdojë, sepse siç e tha edhe vetë presidenti, ku flasim për mjaltin nuk ta ëmbëlson gojën, se po nuk e preke në buzë nuk ke bërë asgjë.”– tha Rama.

Në një moment kur Rama përshëndetet me Erdogan, presidenti turk siç shihet në videon e mëposhtme e ledhaton atë lehtësisht në faqe.

Presidenti turk tha se disa prej ndërtimeve që ai do të mundësojë do të jenë me bazë çeliku. Sipas tij, për 6 muaj ato do jenë përfunduar.

“Do jemi në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri që të diskutojmë për pjesën e rindërtimit. Do të diskutojmë sërish edhe me kryeministrin Rama për këtë pjesën e ndërtimeve.

Do t’u tregojmë shokëve tanë që janë atje edhe për ndërtimet, disa prej tyre do jenë me bazë çeliku. Mendoj që brenda 6 muajve maksimumi deri në një vit ndërtesat do jenë kryer. Për shkak të dimrit do dërgojmë çadra specialisht për dimër për të gjithë ata që janë pa shtëpi”, tha Erdogan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *