Vendosni fjalën kyçe....

Rama kërkon ndihmë në Turqi: Të dhënat tona janë tronditëse, solidariteti nuk mjafton për ta kapërcyer këtë tragjedi


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi ku po zhvillon një konferencë me donatorët, pas takimit me Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Pasi falenderoi për solidaritetin e treguar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, por ai shtoi se ky solidaritet i treguar nuk është ende i mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë. Ai lexoi dhe disa pjesë nga Kurani.

 “Të gjithë janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti. Të moshuarit kanë ofruar strehë, nënat kanë liruar shtretërit për fëmijët. I gjithë ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë.

Turqia provoi se i përmbahet urtisë së saj, sepse nuk braktisi miken e vjetër, pas shkatërrimit që ishte thuajse apokaliptik. Presidenti premtoi për të ndërtuar menjëherë 500 banesa, në tokën e plagosur të Shqipërisë, ndërsa unë kam ardhur këtu t’iu kërkoi të gjithëve të bashkoheni në këtë rrugëtim të dhimbshëm.

Dëshiroj që katastrofa që po përballemi të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë dhe shkatërrimi të shndërrohet në një peizazh të bukur në të ardhmen. Tërmeti shkatërrimtar, më i madhi, na ka sfiduar në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë sfidë tjetër të historisë moderne. Ka përkulur dy qytetet më të rëndësishme, Tiranën dhe Durrësin. Xhamia madhështore në Durrës rrethohet nga rrënojat.

Të dhënat tona janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave të shkatërruara janë të ndërtuara dobët nga periudha komuniste, apo kur nuk kishte plan ndërtimi. Megjithatë, shumica e tyre janë struktura shumëkatëshe, që mbajnë me dhjetëra familje”, tha Rama.

Kujtojmë se presidenti turk Erdogan ka deklaruar se do të ndërtojnë 500 banesa për familjet të cilat tërmeti i la në qiell të hapur. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *