Vendosni fjalën kyçe....

Pengmarrja e maqedonasit në Tiranë, policia jep detaje


Policia ka zbardhur ngjarjen ku një shtetas nga Maqedonia e Veriut ishte marrë peng.

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër.

Të ndaluar janë shtetasit A.Xh 41 vjeç dhe S.M 42 vjeç banues në Tiranë.

Të dy këta shtetas sipas policisë, i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i heqjes së padrejtë të lirisë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Lake”. Vihen në pranga dy shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor të koduar “Lake” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

– A. Xh., 41 vjeç, dhe  S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *