Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se hodhi granatën në banesën e vjehrrit, policia ndalon 28-vjeçarin nga Mirdita


Policia ka zbardhur ngjarjen në fshatin Pllanë të Lezhës ku një granatë ishte hedhur në oborrin e banesës së një shtetasi.

Policia ka ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes i cili rezulton të ketë lidhje me familjen ku është hedhur granata.

Shtetasi i ndaluar me iniciale P.D. vjeç 28, banues në Mirditë,  dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit Z.D. banues në fshatin Pllanë, Lezhë, një granatë ofensive të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.

Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *