Vendosni fjalën kyçe....

Bilanci paraprak nga dëmet e tërmetit, 7077 inspektime 879 banesa të pabanueshme


Zyra e Menaxhimit të pasojave nga tërmeti ka përcjellë një bilanc të përditësuar me të dhënat më të fundit nga zonat e prekura.

Në një njoftim për mediat bëhet e ditur se sot Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës miratoi bonusin e qirasë për 660 familjet e para që kanë aplikuar pranë këtij institucioni.

Vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.

Çdo familje që dëshiron të aplikojë prej këtej e në vijim për përfitimin e bonusit të qirasë, duhet të dorëzojë pranë bashkisë:

1)Vërtetimin nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme;

2)Akt Konstatimin nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t’u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse);

3) Çertifikatën familjare, dhe

4)Të dhënat e llogarisë bankare.

Të gjithë qytetarët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dokumentacionin e sipërpërmendur dhe të plotësojnë formularin e aplikimit pranë Bashkisë. Ndërkohë, në vijim të këtij lajmi të mirë për Durrësin, konfirmoj që në Bashkinë Tiranë janë aprovuar 922 Bonuse Qeraje, nga të cilat 554 janë shpërndarë dhe deri tani 5 familje janë akomoduar në banesa me qera.

SITUATA NE QARKUN E TIRANES
Deri në datën 06.12.2019, të dhënat mbi dëmtimet e personave, dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë janë si më poshtë:

Dëmet në njerëz nga tërmeti:
1 qytetar ka humbur jetën
44 qytetarë të dëmtuar
3396 qytetarë të evakuuar
1016 qytetarë të strehuar çadra
395 qytetarë në qendra sociale
117 kërkesa të qytetarëve drejtuar prefekturës

Informacion mbi dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë:
7077 konstatime të kryera gjithsej
728 konstatime te kryera në pallate
6349–konstatime te kryera ne banesa
810– banesa të pabanueshme
1937– banesa të dëmtuara rende
4026–banesa të dëmtuara lehte
69-pallate të pabanueshme
132–pallate të dëmtuar rende
530–pallate të dëmtuar lehte

1–qendër shëndetësore e dëmtuar
106–biznese të dëmtuara
32–shkolla të dëmtuara

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *