Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një makinë e braktisur në Tepelenë, dyshohet se ka lidhje me vrasjen e mbrëmshme


Është gjetur makina që dyshohet se është përdorur në atentatin e mbrëmshëm në Tepelenë ku u ekzekutua një person dhe u plagos i vëllai.

Mjeti është gjetur në fshatin Bënçë dhe dyshohet se autori ka provuar ta hedhë në lumë por pa ia dalë mbanë.

Atentati ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tepelenë ku u vra më armë zjarri Artur Bresho, ndërsa i plagosur mbeti i vëllai, Artan Bresho, i cili në spitalin ‘Omer Nishani’ të Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe deri tani nuk ka asnjë të shoqëruar nga policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *