Vendosni fjalën kyçe....

Pas Sakos, jep dorëheqjen edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit


Pas Valbona Sakos, në Durrës ka dhënë dorëheqjen edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit, Etleva Kondi. Ajo u emërua në këtë detyrë vetëm 2 muaj më parë nga Sako.

Me vendim të Këshillit bashkiak të Durrësit, postin e kryebashkiakut e mori zv/kryetari i bashkisë, Zhulien Varfaj. Ai ka qëndruar në këtë psot prej 12 vitesh dhe tanimë do të mbajë postin e kryetarit të ri, deri në zgjedhjet e reja për kryebashkiak.

Kryetarja e Bashkisë Valbona Sako, dha dorëheqjen mëngjesin e sotëm, pas kritikave që mori lidhur me deklaratat e saj se ishte e “kënaqur me 50 viktima” nga tërmeti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *