Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Me urdhër të Ramës u liruan nga burgu Çuko dhe Ndoka


Ish-kryeministri Sali Berisha e ka komentuar lirimin e dy ish-deputetëve të PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko nga burgu.

Berisha është shprehur së fundmi se ata të dy u liruan me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Dy ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko u liruan nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

“Nje sukses i ri i krye krye kreut Edvin Kristaq Rama!
Sot u liruan me urdher te krye krye kreut deputetet e tij te krimit, dy mafiozet Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Fitore!!
Triumf i vertete i krimit. Rrofte krye krye kreu Edvin Kristaq Rama ushtojne sot ne te kater anet e vendit shpellat, bodrumet, suitat, vilat luksoze te mafies zyrtare dhe jozyrtare “, shkruan Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *