Vendosni fjalën kyçe....

Cili do të zëvendësojë Valbona Sakon në bashkinë e Durrësit


Pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, është zgjedhur personi që do ta zëvendësojë.

Ai është Zhyljen Varfa, i cili më parë mbante postin e zv/kryetarit të Durrësit që prej 12 vitesh dhe ka patur në dorë financat dhe tenderat e bashkisë.

Vendimi u mor pak më herët nga Këshilli Bashkiak i Durrësit.

Sako dha dorëheqjen mëngjesin e sotëm, pas kritikave që mori lidhur me deklaratën e saj se ishte “e kënaqur me 50 viktima” nga tërmeti.

Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako tërhoqi kritika rreth vetes gjatë një interviste për televizionin “Top Channel”, ku deklaroi: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.

Këto fjalë nuk u pritën mirë nga qytetarët, të cilët i kërkuan asaj dorëheqjen. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *