Vendosni fjalën kyçe....

“Të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima” – Lajthitje apo gafë e kryebashkiakes së Durrësit (Video)


Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, ka lajthitur teksa bërë një deklaratë krejt të çuditshme, që do ishte e vështirë të klasifikohet si gafë nga nxitimi.

Teksa fliste për kamerat e ‘TCH’, ajo tha se duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima pasi tërmeti ishte shkatërrimtar dhe në raste të tjera tërmeti ka shkaktuar 1 mijë viktima.

‘Për hir të së vërtetës duhet ta themi ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar. Por të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima, për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 mijë viktima.’ – tha Sako.

Më herët ajo tha për gazetaren e ‘ABC News’ se banorët ishin strehuar në hotele me 5 Yje, hotele që normalisht nuk mund t’i paguajnë në rast pushimesh.

Mbrëmjen e djeshme, kreu i komitetit ë menaxhimit të krizës, ministri i Bujqësisë, Çuçi, tha se ajo që ndodh në Shqipëri mund të mahnisë edhe një perëndimor duke qenë se nuk ka pasur humbje apo vjedhje ndihmash, ndërkohë që në vende të zhvilluara këto dukuri janë vërejtur.

VINI RE: Video marë nga Gazeta-shqip.com