Vendosni fjalën kyçe....

Nguroi të denonconte Dakon në 12 vjet, PD-ja e Durrësit kundër kryebashkiakut të ri: Ka firmosur tenderat korruptiv


Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ka reaguar kundër emërimit të kryebashkiakut të ri të Durrësit, pas dorëheqjes së Valbona Sakos.

Në një kohë kur prej 12 vjetësh kjo degë e PD-së ka ngurruar të denoncojë tenderat korruptiv të bashkisë, shprehet se Zhuljen Varfaj është personi që ka firmosur tenderat korruptiv në Durrës.

“Durrësi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotëm të këshillit bashkiak njeriu më i afërt i Vangjush Dakos, Zhyljen Varfi apo njeriu i tenderave korruptive që akoma s’janë mbyllur në prokurori, merr në dorë drejtimin e Bashkisë. Dorëheqjet e njëpasnjëshme të Sakos,  dhe nën/kryetares Kondi në të vërtetë tregojnë shkërmoqjen e Edi Ramës, arkitektit të rrënimit të Durrësit. Sot kemi anarki totale në administrimin e qytetit se për vite të tëra nuk i është shërbyer interesave të qytetarëve, por vetëm të grupeve kriminale. Kjo është arsye që sot askush nuk është në gjendje të shërbejë dhe jemi në kushtet e ç’organizimit ku kudo qytetarët, në të gjitha lagjet e qytetit, na thonë se askush nuk i ka kontaktuar.”– thuhet në reagimin zyrtar të degës së partisë në qytetin bregdetar.

Zhyljen Varfaj, i cili prej 12 vitesh mbante postin e zv/kryetarit të Durrësit dhe ka patur në dorë financat dhe tenderat e bashkisë së Durrësit, u shpall kryetar i kësaj bashkie në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Emërimi i tij erdhi pas dorëheqjes së Valbona Sakos, e cila tërhoqi kritika te vetja pas deklaratës se ndihej e “kënaqur me 50 viktima” nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Hashtag.al” ka vërejtur në disa raste mos angazhimin e degës së PD-së në Durrës, për të denoncuar me emër e mbiemër Vangjush Dakon për aktet e tij korruptive. Madje edhe në rastet kur e ka bërë, emri i Dakos ka kaluar tangent (Lexo këtu) ose ka patur raste kur emri i tij nuk është përmendur fare (lexo këtu).