Vendosni fjalën kyçe....

Armë pa leje e kanabis, pranga dy të rinjve në Fier


Dy të rinj janë arrestuar në Fier pasi janë kapur një sasi lënde narkotike, armë zjarri e municion luftarak. Në pranga kanë rënë 18-vjeçari O.L. e 20-vjeçari A.C.

Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pa leje, fishekë e një sasi kanabis e ndarë në doza.

Ndërkohë 20-vjeçari A.C. u ndalua pasi kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ e u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi si dhe me disa doza kanabis.