Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Rindërtimit


Kryeministri Edi Rama sapo ka mbledhur Komitetin Kombëtar të Rindërtimit. Në këtë mbledhje, marrin pjesë përveç qeverisë dhe organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, Universiteti, Sipërmarrja, Bankat, Inxhinierët, Arkitektët  dhe Urbanistët.

Në këtë mbledhje, Rama tha se do dëshironte të ishte e pranishme edhe opozita.

“Do doja të ishte këtu edhe opozita, se këtu s’kemi çfarë të ndajmë dhe çfarë dallimesh të kërkojmë te njëri-tjetri. Por ajo që ndani me mua është barra.”– tha Rama.

Rama kishte paralajmëruar edhe më herët në këtë mëngjes, për mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, në mbledhjen e Jashtëzakonshme të qeverisë.

Rama tha gjithashtu se sot do të aktivizohet fondi prej 1 milionë lekësh dhe shtoi se fëmijët dhe pensionistët nga familjet e viktimave do të marrin shpërblimin e përcaktuar edhe për muajin nëntor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *