Vendosni fjalën kyçe....

“Zonat më të rrezikuara nga tërmeti, çfarë duhet patur parasysh kur ndërtohet” – Profesoresha e njohur


Specialistja e inxhinierisë, profersoresha Luljeta Bozo, ka theksuar se gjatë ndërtimeve janë bërë gabime e kjo ka çuar në prishjen e godinave e dëmtimin e rëndë të tyre.

E ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në ‘News24’, Bozo tha se zonat kënetore e ato pranë ujërave nëntokësore janë të papërshtatshme për të ndërtuar e aty duhet bërë shumë kujdes.

‘Janë disa gabime. Për të ndërtuar mund të ndërtosh ku të duash, por studimet sizmiologjike rekomandojnë që një truall që është i dobët ka rrezik më të lartë se një truall në kodër. Zonat kënetore dhe zonat me pluhur ose nivel të lartë të ujërave nëntokësorë janë më të rrezikshme. Ata godina që janë shembur ishin afër kënetave ose zona si ajo pranë e Urës së Dajlanit, ku ka shumë depozitime të rrezikshme.’, tha Bozo.

Më tej ajo shtoi se për dëmet e mëdha që shkaktoi tërmeti janë se shkak terreni i ndërtimit dhe moszbatimi i rregullave inxhinierike. Ajo tha se për sa i përket Tiranës, zona më e rrezikshme është ajo e Kombinatit.

‘E ka fajin terreni dhe ndërtimi. Ku është terreni i dobët, duhet pasur shumë kujdes. Në Kombinat ka qenë kënetë.  Zona ku kalon lumi Lana dhe depozitimi i Lanës janë depozitime të dobëta. Zona më e dobët në Tiranë është Kombinati. Kjo është zona ku n uk duhen ndërtuar godina shumëkatëshe. Duhet të vendosen disa rregulla strikte. Për ndërtimet duhet të bëhen studime gjeologjike, jo studime që bëhen nga zyra, por me kontrolle në terren.’ – shtoi Bozo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *