Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti, Estonia i akordon 50 mijë euro Shqipërisë


Estonia ka vendosur të ndihmojë me 50 mijë euro Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Njoftimi është bërë nga ministri i Jashtëm estonez, Urmas Reinsalu, i cili i shprehu ngushëllimet e popullit estonez Tiranës zyrtare e duke ndihmuar me 50 mijë euro.

‘Estonia i qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira dhe mban zi për viktimat e fatkeqësisë. Uroj shërim të shpejtë të të plagosurve dhe fuqi punonjësve të ekipeve të shpëtimit që kanë kryer pa u lodhur operacionet e shpëtimit’, thuhet në deklaratën e Reinsalu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *