Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohet mësimi në Universitetin e Durrësit deri në datën 6 dhjetor


Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës ka vendosur pezullimin e mësimit deri në datë 6 dhjetor.

Njoftimi është bërë nga vetë institucioni në faqen zyrtare në Facebook. Pezullimi vjen pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit dhe lëkundjeve të që vijojnë ditë pas dite.

Në njoftim theksohet se pas verifikimit të godinave, nuk rezulton asnjë dëm. Stafi akademik do vijojë punën normalisht ndërsa u bëhet thirrje studentëve  dhe stafit që të ndihmojnë sa më shumë në përballimin e pasojave të tërmetit.

‘Duke marrë parasysh kushtet e vështira në të cilat qytetarët ndodhen, humbjen e njerëzve të afërm si dhe ngarkesën e madhe psikologjike të studentëve, Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” ka vendosur pezullimin e procesit mësimor për javën e ardhshme (2-6 dhjetor, 2019).

Ndërkohë, në bazë të legjislacionit në fuqi për sigurinë në mjediset publike, janë bërë verifikimet në të tre godinat universitare dhe gjendja paraqitet pa probleme. Ndaj sipas njoftimit të Rektoratit, stafi akademik dhe ai administrativ do të paraqiten për të vijuar punën rregullisht.

Ju ftojmë të vazhdoni të ndiqni komunikimet tona direkte në Facebook, Instagram, Webpage si dhe të monitoroni çdo ditë e-mailet personale.

Inkurajojmë stafin dhe studentët të vijojnë veprat e mira në nevojë të qytetarëve. Qofshi mirë… dhe mos harroni që harku i ndritshëm i ylberit do të shkëlqejë sërish.’ – thuhet në deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *