Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet fshati në Burkina Faso, vriten mbi 100 civilë


Të paktën 100 civilë u vranë në një sulm terrorist në një fshat në veri të Burkina Faso, njoftoi media vendase të shtunën.

Terroristët bastisën fshatin Yagha në rajonin verior të Sahelit dhe hapën zjarr ndaj banorëve dhe fshatarëve, sipas agjencisë së lajmeve AIB.

Sulmuesit gjithashtu u vunë flakën shtëpive dhe një tregu që u përkiste njerëzve të rajonit. Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi një pjesë e të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Presidenti Roch Marc Christian Kabore njoftoi tre ditë zie kombëtare duke filluar të shtunën në mbrëmje.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 850 njerëz janë vrarë dhe 1.1 milion njerëz janë zhvendosur që nga viti 2015 në sulmet terroriste në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *