Vendosni fjalën kyçe....

“Ra ky tërmet e u pamë!”- titulli që s’po i ndahen dot gazetarët që nga shtatori (FOTOT)


Tërmeti i një dite më parë la mjaft pasoja, numri i viktimave deri më tani ka arritur deri në 29, të plagosurit janë 600 ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i ndërtesave që janë kthyer në të pabanueshme.

Sigurisht gazetarët nuk mund të mos jepnin opinionet e tyre përmes shkrimeve edhe mbi mënyrën se si e trajtuan këtë gjendje emergjence politikanët shqiptarë. Mes tyre edhe Alfred Peza.

Ky i fundit shkruante se kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe presidenti i vendit Ilir Meta, kanë zbatuar një “kod kalorsiak” për pak kohë. Të gjithë shkuan në terren, por sipas tij asnjëri nuk bëri propagandë dhe këtij shkrimi i vë titullin “Ra ky tërmet e u pamë”.

Nëse ky titull ju duket i njohur nuk gaboni. Sepse këtë nuk e ka përdorur vetëm Alfred Peza, por që nga shtatori me siguri e keni parë disa herë.

Në tërmetin që goditi vendin në 21 shtator, e kemi parë këtë titull së pari në një shkrim tek një tjetër gazetë – Gazeta Mapo. Disa ditë më vonë, edhe gazeta Monitor.al i kushtoi një artikull përsëri me të njëjtin titull, por theksi nuk vihej tek fakti që të gjithë harruan rivalitetin mes tyre, por tek nevojat për të bërë një vlerësim sizmik të digave, shkollave, spitaleve dhe institucioneve që shërbejnë si qendra kolektive.

Duket se gazetarët e kanë shumë të vështirë të dalin me ide origjinale dhe bien jo vetëm në përsëritje, por totalisht në kopjim të njëri-tjetrit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *