Vendosni fjalën kyçe....

Kompensimi i shtëpive që shkatërroi tërmeti? Rama do nxjerrë një vendim të ri


Me vendimin e nxjerrë nga Këshilli i Ministrave për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, kompensimi i dëmeve që shkatërroi tërmeti do të bëhet me një vendim tjetër të qeverisë.

Në pikën 9 të vendimeve të marra nga mbledhja e qeverisë, “Kompensimi i subjekteve për pasuritë e dëmtuara nga tërmeti do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Në vendim qeveria do krijojë si pasojë tërmetit qeveria do krijojë Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) që do merret me koordinimin e institucioneve qeveritare dhe private si dhe burimeve financiare dhe materiale për përballimin e fatkeqësive monetare.

Në krye të Komitetit do jetë vetë Kryeministri dhe do ketë në përbërje disa ministri dhe drejtori së bashku edhe me subjekte private dhe OJF.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *