Vendosni fjalën kyçe....

Çarje në krahët e avionit, “Boeing” ul për kontroll 50 aeroplanë


‘Boeing’ ka konfirmuar se ka ulur në tokë mbi 50 aeroplanët e saj në të gjithë botën, pasi u zbuluan çarje në krahët e mjetit ajror, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i kompanisë ka pranuar se ka bërë gabime të sigurisë.

Bëhet fjalë për modelin 737NG (Generation Next) që tani është duke u kontrolluar. Avioni është një pararendës i famëkeq Boeing 737 MAX, i cili vrau 346 njerëz në dy përplasje në Indonezi dhe Etiopi.

Një zëdhënës i ‘Boeing’ i tha AFP-së se rreth 1.000 aeroplanët në të gjithë botën do kontrolloheshin.

Autoriteti i aviacionit amerikan këtë muaj urdhëroi kontrolle të aeroplanëve Boeing 737NG që kishin bërë mbi 30,000 fluturime.

Ndërkohë, CEO i krijuesit të aeroplanit ishte duke dëshmuar para një paneli të Senatit amerikan të Mërkurën, ku ai tha se kompania kishte bërë disa gabime në sistemin kryesor të sigurisë i njohur si MCAS.

Dy rrëzime vdekjeprurëse në më pak se gjashtë muaj që përfshijnë aeroplanin më të ri të Boeing 737 MAX 8 e vendosën në rrezik besueshmërinë e prodhuesit.

Aksidenti fatal i ‘Etiopian Airlines’ mori 157 jetë në mars dhe u pasua nga një përplasje e ngjashme në Indonezi, e cila vrau 189 personat në bord në tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *