Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ anulon gjyqet në 6 qytete


Pas situatës dramatike të krijuar pas tërmeteve që goditën sot vendin, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar anulimin e gjyqeve në Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë dhe Laç.

Proceset gjyqësore do të rifillojnë kur autoritetet të konfirmojnë se nuk ka më rrezik dhe godinat e gjykatave janë të përshtatshme.

“Për shkak të situatës së krijuar si rrjedhojë e lëkundjeve sizmike, duke patur prioritet kryesor sigurinë e qytetarëve dhe të personelit të gjykatave, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat që ndodhen në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç, deri sa autoritetet kompetente të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave respektive.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e gjykatave për çdo zhvillim të mëtejshëm”, njofton KLGJ.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *