Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka pazare në bodrume ambasadash, opozita s’e voton reformën zgjedhore” – Murrizi tregon 3 kërkesat


Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD-së, Murrizi, ka deklaruar sot se i ka bërë një kërkesë zyrtare kreut të Kuvendit, Ruçi dhe kreut të PS-së, Rama, për të diskutuar mbi reformën zgjedhore.

Murrizi shkruan se deputetët e tre grupeve parlamentare në Kuvend janë të vendosur për të mos e votuar marrëveshjen e para pak ditëve PS-PD-LSI për zgjedhjet.

Ai shkruan se opozita parlamentare kërkon lista të hapura, votën e emigrantëve dhe administratë zgjedhore jopolitike sipas rekomandimeve të ODIHR-it.

“Sot ne emer te tre grupeve parlamentare te opozites i kemi derguar kerkese zyrtare kryetarit te PS Z Rama dhe kryetarit te Kuvendit Z Ruçi per te diskutuar rreth REFORMES ZGDJEDHORE

Ne jemi te vendosur per te mos votuar asnje pazar te keshillit politik qe nuk ka lidhje me REFORMEN ZGJEDHORE por eshte noterizim i pazarit te 21 prillit 2008 dhe qe le ne fuqi kete ligj qe kemi prej 12 vitesh. Hipokrizia qe kerkon tu paraqitet Shqiptareve si “ marreveshje” apo “dakortesi” mes atyre qe kane mbi 20 vjet qe bejne pazar se bashku ne kurriz te Shqiptareve

NUK DO TE VOTOHET NGA DEPUTETET E OPOZITES NE KUVEND

Merkata e trafikimit te votave ne Kuvend nese “aplikohet” nga mazhoranca socialiste eshte legjitimim i çdo trafikimi apo shit-blerje votash tek QYTETARET

LISTAT E HAPURA

RREKOMANDIMET E OSBE-ODIHRIT PER ADMINISTRATE ZGJEDHORE JO POLITIKE

VOTA E EMIGRANTEVE

JANE KERKESAT TONA TE PRERA

NUK KA ASNJE “ institucion” HIBRID E JO LIGJOR DHE ASNJE PAZAR NEPER BODRUME APO REZIDENCA AMBASADASH QE NA LEKUND NGA KETO KERKESA.” – shkruan Murrizi në Facebook.