Vendosni fjalën kyçe....

Dy të mitur gjenden të shtrirë përtokë në Elbasan, dërgohen me urgjencë në spital


Dy fëmijë të moshës rreth 11-12 vjeç janë gjetur të shtrirë përtokë pranë një lokali në Elbasan.

Ata janë dërguar në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë ndërsa dyshohet se kishin konsumuar pije alkoolike ndërsa po kryhen analiza mjekësore për të gjetur nëse ata mund të kenë konsumuar edhe lëndë narkotike.

Policia pritet të marrë në pyetje menaxherin e kamarierët e një lokali pranë zonës së Kalasë. Identiteti i të miturve nuk dihet ende ndërsa më herët ata ishin parë në shoqërinë e disa personave më të rritur të cilët janë të skeduar nga policia si shpërndarës droge.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *