Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në aksin Leshë-Shkodër, disa të lënduar (VIDEO)


Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës duke u kthyer përmbys në një arë.

Sipas informacioneve paraprake, personat që ndodheshin në automjet kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, por policia thotë se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *